8.4 C
Pristina
HomeLajmeVdes shoferi i kamionit pas vetaksidentit në Mazgit

Vdes shoferi i kamionit pas vetaksidentit në Mazgit

Ka ndërruar jetë shoferi i kamionit që u rrokullis sot në segmentin e autostradës Mazgit–Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, emergjenca dhe zjarrfikësit. Policia apelon për respektim të rregullave të trafikut dhe kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. “Sot, rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit-Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident është përfshirë një mjet i rëndë-kamion, i cili është rrokullisur. Si pasojë e këtij vetaksidenti drejtuesi i kamionit ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe ekipi mjekësor dhe njësia e zjarrfikësve. Policia e Kosovës, vazhdon të apelojë për respektim të rregullave të trafikut dhe për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik”, ka thënë Kelani për Express. /Pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat