Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe rishpërndarje buxhetore.
Mjetet janë ndarë për kategori të ndryshme, përfshirë pensionet bazë, pensionet e punëtorëve të arsimit të viteve ’90, pensionet familjare, ato për persona me aftësi të kufizuara, veteranë, si dhe pagesat për lehona, shtesat për fëmijë dhe ndihmën për familjet në nevojë. Shuma totale e mjeteve të miratuara është 4 milionë e 752 mijë e 350 euro. /Pasqyrapress/


