Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka marrë një vendim që lidhet me procedurat për pensionistët. Sipas vendimit, janë shfuqizuar nenet që i obligonin pensionistët të paraqiteshin periodikisht në Qendrën e Pensioneve për të dëshmuar se janë gjallë. Vendimi është marrë pas një padie të ushtruar në këtë drejtim.
Ky hap pritet të lehtësojë procedurat administrative për pensionistët dhe të shmangë barrën e panevojshme, veçanërisht për ata që kanë vështirësi në lëvizje. /Pasqyrapress/


