6.5 C
Pristina
HomeRozëMonika Kryemadhi opinioniste në Big Brother VIP 5 Albania

Monika Kryemadhi opinioniste në Big Brother VIP 5 Albania

Pak orë para startit të edicionit të pestë të Big Brother VIP, është konfirmuar edhe një risi në panelin e opinionistëve. Monika Kryemadhi do të jetë pjesë e analizës së drejtpërdrejtë të spektaklit, duke sjellë një zë të ri në debatet që pritet të shoqërojnë këtë sezon. Ajo do të ulet në panel krah Arbër Hajdarit, i cili rikthehet për herë të pestë radhazi në këtë rol, duke u kthyer tashmë në një figurë të qëndrueshme të formatit dhe një nga komentuesit më të ndjekur të lojës.

Big Brother VIP 5 nis sonte në orën 21:00 në ekranin e Top Channel, me pritshmëri të larta për emocione, dinamika të forta dhe përplasje mes banorëve në shtëpinë më të komentuar në Shqipëri. Reality show do të vijë nën moderimin e Ledion Liços, ndërsa opinionistët pritet të kenë një rol kyç në interpretimin e strategjive, lojës dhe marrëdhënieve mes konkurrentëve, përballë një audience milionëshe brenda dhe jashtë vendit. /Pasqyrapress/

Foto: Monika Kryemadhi, facebook.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat