5.7 C
Pristina
HomeBallinaRefuzohet lirimi i përkohshëm i Kadri Veselit, vendimi mbetet në fuqi

Refuzohet lirimi i përkohshëm i Kadri Veselit, vendimi mbetet në fuqi

Procesi gjyqësor ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, vazhdon pa ndryshime në masat aktuale të paraburgimit. Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara ka refuzuar kërkesën e tij për lirim të përkohshëm, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme. Sipas njoftimit zyrtar të Dhomave të Specializuara, Paneli i Gjykatës Supreme, i kryesuar nga gjyqtarja Ekaterina Trendafilova dhe me anëtarë Kristine van den Wyngaert dhe Daniel Fransen, ka vendosur të mos e pranojë kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila ishte paraqitur në mënyrë konfidenciale gjatë muajit nëntor. Kjo kërkesë lidhej me një vendim të mëhershëm të Gjykatës së Apelit, të datës 13 gusht 2025, përmes të cilit ishte konfirmuar refuzimi i lirimit të përkohshëm për Veselin. Me këtë vendim të fundit, mbetet në fuqi masa e paraburgimit, ndërsa procedurat gjyqësore ndaj tij vazhdojnë në Dhomat e Specializuara në Hagë. /pasqyrapress/

Foto: Kadri Veseli, instahram( faqe jo personale)
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat