5.7 C
Pristina
HomeBallinaKosova kalon për herë të parë pragun e 1 miliardë eurove në...

Kosova kalon për herë të parë pragun e 1 miliardë eurove në tatime

Një shifër që deri pak vite më parë dukej e paarritshme është kthyer në realitet për financat publike të Kosovës. Administrata Tatimore ka arritur të mbledhë mbi 1 miliard euro tatime brenda një viti fiskal, një rekord i shënuar më 16 dhjetor, pra para përfundimit zyrtar të vitit. Sipas ministrit të Ekonomisë, Hekuran Murati, kjo arritje pasqyron rritje të ndjeshme të performancës në mbledhjen e tatimeve dhe avancim në formalizimin e ekonomisë., shkruan Kliko.info, percjell Pasqyra press.

Ai theksoi se vetëm në pesë vitet e fundit, të hyrat tatimore janë më shumë se dyfishuar, nga rreth 467 milionë euro në mbi 1 miliard euro. Gjatë kësaj periudhe, sipas deklarimeve të ministrit, janë rritur edhe tregues të tjerë ekonomikë: qarkullimi i bizneseve ka kaluar nga 12 në 25 miliardë euro, fitimi i korporatave nga 900 milionë në mbi 2.3 miliardë euro, ndërsa numri i vendeve të punës ka shënuar rritje nga 350 mijë në rreth 435 mijë.

Murati e cilësoi këtë zhvillim si një dëshmi të forcimit institucional dhe menaxhimit më efikas të financave publike, duke e quajtur atë “një lajm të mirë” për ekonominë e vendit. /PASQYRAPRESS/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat