Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar me një mesazh të fortë në mbështetje të grave punëtore në Kosovë, duke theksuar se asnjë grua nuk duhet të bëhet objekt përqeshjeje për punën që bën.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Osmani u shfaq pranë grave që punojnë në një sallon bukurie, ndërsa shkroi se puna dhe përkushtimi janë ato që e çojnë vendin përpara, e jo urrejtja apo nënçmimi. “Ato janë shtylla e Kosovës”, theksoi ajo, duke përmendur gratë që punojnë në sallone, markete, shkolla, spitale, universitete, biznese dhe në çdo profesion tjetër.
Postimi i saj mori mijëra reagime dhe komente në një kohë të shkurtër, duke nxitur diskutime të shumta në publik. /pasqyrapress/


