2.6 C
Pristina
HomeLajmeBie borë në Arabinë Saudite

Bie borë në Arabinë Saudite

Ajo që njihet si vend i shkretëtirës, këtë herë u shfaq me pamje krejt të pazakonta. Në disa pjesë të Arabisë Saudite, bora ka mbuluar tokën, ndërsa deve janë filmuar duke lëvizur mes peizazhit dimëror. Sipas 20 Minuten, vendi është përfshirë nga një valë e fortë të ftohti që ka sjellë reshje bore dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.

Në disa zona, termometri ka zbritur deri në minus katër gradë Celsius, një fenomen i rrallë për këtë rajon. Raportohet se shumë banorë e kanë përjetuar këtë situatë si një ngjarje të veçantë, duke dalë për të shijuar borën dhe madje duke praktikuar edhe ski në zona ku zakonisht mbizotëron klima e nxehtë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale po tërheqin vëmendje të madhe, duke treguar një kontrast të fortë mes imazhit tradicional të Arabisë Saudite dhe realitetit të përkohshëm dimëror. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat