Institucioni përgjegjës për procedurat gjyqësore në Hagë ka bërë të ditur se faza e radhës e procesit ndaj ish drejtuesve të UÇK do të nisë më 24 shkurt të vitit të ardhshëm.
Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë pas shqyrtimit të parashtresave nga palët, ndërsa gjykatësi i vetëm ka miratuar udhëzime të detajuara për mënyrën e zhvillimit të seancave.
“Në bazë të vendimit të datës 22 dhjetor 2025, janë përcaktuar rregullat praktike për ecurinë e gjykimit, përfshirë karakterin publik të procesit, administrimin e dokumenteve, paraqitjen e provave dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve”, thuhet në njoftim. Procesi pritet të përqendrohet fillimisht në çështje procedurale dhe administrative, me qëllim sigurimin e një gjykimi të drejtë dhe efikas, ndërsa seancat do të zhvillohen sipas planit të miratuar nga trupi gjykues. /pasqyrapress/


