14.2 C
Pristina
HomeLajmeRritet ndjeshëm fluksi në kufijtë e Kosovës gjatë dhjetorit

Rritet ndjeshëm fluksi në kufijtë e Kosovës gjatë dhjetorit

Gjatë ditëve të fundit është vërejtur një rritje e dukshme e hyrjeve në Kosovë, veçanërisht në fundjavë. Sipas Policisë së Kosovës, në periudhën 15–21 dhjetor 2025 në vend kanë hyrë gjithsej 374,864 persona përmes pikave tokësore dhe ajrore.

Kjo shifër paraqet rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin regjistruar 312,456 hyrje. Fluksi më i madh është shënuar më 19, 20 dhe 21 dhjetor, me gjithsej 213,751 persona, ndërsa vetëm ditën e diel janë evidentuar 93,458 hyrje.

Autoritetet bëjnë të ditur se ky fluks lidhet kryesisht me ardhjen e mërgimtarëve për festat e fundvitit, si dhe me pritjet për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës që do të mbahen më 28 dhjetor. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat