14 C
Pristina
HomeLajmeRezultatet preliminare nga KQZ

Rezultatet preliminare nga KQZ

Të dhënat e publikuara nga platforma zyrtare e rezultateve paraprake për zgjedhjet parlamentare 2025 në Kosovë tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm me 49,74 për qind të votave të numëruara deri më tani, duke siguruar 424,290 vota. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21,16 për qind ose 180,463 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës mban pozitën e tretë me 13,76 për qind, që përkthehet në 117,327 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5,75 për qind të votave, e ndjekur nga Lista Serbe me 3,93 për qind. Nisma Socialdemokrate ka siguruar 1,73 për qind të votave të deritanishme. Autoritetet bëjnë të ditur se rezultatet janë paraprake dhe mund të pësojnë ndryshime me vazhdimin e procesit të numërimit. Pasqyrapress do t’ju mbajë të informuar me çdo përditësim të ri. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat