Një incident i rëndë është regjistruar në Prizren, ku një zjarr që përfshiu një shtëpi ka pasur pasoja tragjike. Si pasojë e ngjarjes, një fëmijë rreth moshës njëvjeçare ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejme. Pamjet nga objekti i përfshirë janë publikuar nga mediat lokale. /pasqyrapress/
https://www.facebook.com/share/r/1JqRfw9Asp/?mibextid=wwXIfr


