5.7 C
Pristina
HomeRozëFero: Tani kam kontakt me vajzën

Fero: Tani kam kontakt me vajzën

Pas një periudhe të gjatë me zhvillime personale dhe profesionale, reperi i njohur nga Gjilani, Fero, ka folur hapur për raportet familjare dhe rrugëtimin e tij jetësor. Në një intervistë për emisionin “Ora Shtatë”, ai ka ndarë detaje për vitet e fundit, duke theksuar se ka kaluar faza të vështira, por tashmë gjërat janë stabilizuar.

Sipas tij, hyrja në vitin 2026 do të jetë më e qetë, ndonëse bëhet fjalë për një vendim personal. Fero ka bërë të ditur gjithashtu se aktualisht ka kontakt me vajzën e tij Ninën, duke theksuar se raporti mes tyre është në rregull dhe se situata është përmirësuar. “Nuk ka më asgjë të dhimbshme këtu. Janë kaluar të gjitha periudhat që kanë qenë për t’u kaluar. Tani flas me vajzën dhe gjithçka është mirë”, ka deklaruar ai. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat