Çështja e pagës së 13-të për punëtorët e administratës publike pritet të marrë drejtim në fillim të vitit 2026. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kjo pagesë do të përfshihet në Ligjin për Buxhetin e vitit 2026, i cili do të procedohet në mbledhjen e parë të Qeverisë së re.
Sipas tij, paga e 13-të nuk do të ekzekutohet në fund të vitit, por në muajt e parë të vitit pasues, varësisht nga konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë. Vendimi, siç u tha, lidhet drejtpërdrejt me miratimin e buxhetit dhe procedurat institucionale për vitin 2026. /pasqyrapress/


