8.4 C
Pristina
HomeLajmeTra*gjedi në Zvicër – Zjarri shkakton dhjetëra të vrarë dhe rreth 100...

Tra*gjedi në Zvicër – Zjarri shkakton dhjetëra të vrarë dhe rreth 100 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur resortin e njohur të skijimit Crans-Montana në Zvicër, ku një zjarr i fuqishëm në ambientet e një lokali nate ka shkaktuar viktima dhe dhjetëra të lënduar, duke kthyer festimet e ndërrimit të mot-moteve në momente paniku.

Sipas raportimeve të mediave zvicerane dhe ndërkombëtare, zjarri ka shpërthyer gjatë orëve të para të mëngjesit, në një moment kur lokali ishte i mbushur me klientë. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë çastin kur tavani i lokalit përfshihet nga flakët, ndërsa zjarri përhapet me shpejtësi brenda hapësirës së mbyllur. Dëshmitarë të cituar nga mediat lokale kanë treguar se gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash. Flakët dhe tymi i dendur kanë vështirësuar orientimin dhe evakuimin, duke shkaktuar panik mes personave që ndodheshin brenda.

Disa prej tyre kanë arritur të dalin jashtë me ndihmën e stafit dhe shërbimeve emergjente, ndërsa të tjerë kanë pësuar lëndime serioze. Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar se në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikës, ambulanca dhe helikopterë mjekësorë, për shkak të numrit të madh të të lënduarve. Të plagosurit janë dërguar në spitale të ndryshme në rajon, ndërsa disa janë transferuar në qendra të specializuara për trajtim të mëtejshëm.

Sipas mediave si 20 Minuten dhe Reuters, hetimet janë në zhvillim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Zyrtarët kanë theksuar se deri tani nuk ka konkluzione përfundimtare, duke bërë thirrje që të priten rezultatet zyrtare të ekspertizës. Burime të cituara nga mediat zvicerane bëjnë të ditur se po analizohen disa pista, përfshirë elemente teknike dhe materiale të brendshme të lokalit. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta edhe jashtë Zvicrës, pasi në mesin e viktimave dhe të plagosurve raportohet se ka edhe turistë të huaj. Autoritetet lokale kanë njoftuar se janë në kontakt me përfaqësi diplomatike për identifikimin dhe njoftimin e familjarëve. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat