Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkupin, ku një fëmijë dyvjeçar ka humbur jetën pasi ishte plagosur gjatë natës së Vitit të Ri.
Sipas informacioneve të publikuara nga Alsat-M, fëmija ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Autoritetet kompetente kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa Prokuroria ka urdhëruar obduksionin e trupit. Hetimet janë në zhvillim. /pasqyrapress/


