9.9 C
Pristina
HomeLajmeRama: Taksë 1 euro për hyrje në kryeqytet

Rama: Taksë 1 euro për hyrje në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për mundësinë e vendosjes së një tarife prej 1 euro për automjetet që vijnë nga qytetet e tjera drejt kryeqytetit. Sipas tij, kjo masë po shqyrtohet si zgjidhje e përkohshme për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit, deri në përfundimin e projektit të unazës së qytetit. Nga Komuna ende nuk ka vendim përfundimtar, ndërsa çdo hap do të kalojë në procedurat institucionale dhe konsultimet përkatëse. /pasqyrapress/

Foto: Perparim Rama.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat