14 C
Pristina
HomeLajmePodujevë: Arrestohet një grua për dhunë në familje, burri përfundon në trajtim...

Podujevë: Arrestohet një grua për dhunë në familje, burri përfundon në trajtim mjekësor

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së premtes në Podujevë, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj. Ngjarja ka çuar në ndërhyrjen e Policisë dhe arrestimin e të dyshuarës. Sipas informacioneve zyrtare, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit, burri ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Xheneta

“Podujevë 03.01.2026 – 23:26. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat