Rezultatet e fundit zgjedhore tregojnë një rënie të dukshme të mbështetjes për Mërgim Lushtakun në zonën e tij të origjinës, Drenicë. Krahasuar me numrin e përgjithshëm të votave që ka marrë partia e tij, rezultati personal në vendlindje ka qenë dukshëm më i ulët. Sipas të dhënave të publikuara, ndërsa PDK ka siguruar rreth 16 mijë vota në këtë zonë, Lushtaku ka arritur të marrë vetëm rreth 6 mijë vota individuale, ka shkruar ”Momenti”.
Ky dallim ka hapur diskutime mbi faktorët që kanë ndikuar në këtë rezultat dhe ndryshimet në mbështetjen elektorale. Analistë dhe qytetarë në rrjete sociale po komentojnë se vota lokale këtë herë ka reflektuar qëndrime më selektive të elektoratit, duke ndarë mbështetjen për partinë nga ajo për kandidatin. /pasqyrapress/


