14 C
Pristina
HomeLajmeKurti tregon se kur mund të dalë rroga e 13-të

Kurti tregon se kur mund të dalë rroga e 13-të

Me projektligjin për buxhetin e vitit 2026, Qeveria ka paraparë pagesën e 13-të për të gjithë shërbyesit publikë. Sipas kryeministrit Albin Kurti, çdo punonjës që ka punuar 12 muaj do të përfitojë një pagë shtesë. Ai ka sqaruar se pagesa e 13-të, e cila zakonisht ndahet në fund të vitit, synohet të realizohet në fillim të vitit, sapo të formohet qeveria dhe të miratohet ligji për buxhetin. Koha e realizimit do të varet nga procesi i formimit të institucioneve dhe votimit të buxhetit në Kuvend. Kurti theksoi se gjatë mandatit të tij është rritur ndjeshëm buxheti për paga në administratën shtetërore, duke sjellë rritje mesatare prej 47 për qind dhe njëkohësisht duke ulur dallimin mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët.

Xheneta

“Me buxhetin e vitit 2026, të gjithë shërbyesit publikë do ta marrin pagën e 13-të. Sa më herët të formohet qeveria dhe të miratohet buxheti, aq më herët do të realizohet kjo pagesë. Une mendoj ne shkurt ose janar.” ka deklaruar Kurti. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat