Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë dëme të papritura, duke shkaktuar vështirësi për qytetarët dhe infrastrukturën lokale. Një situatë e rënduar raportohet edhe në komunën e Drenasit, ku uji ka dalë nga shtrati në disa zona dhe ka vështirësuar lëvizjen, sidomos pranë banesave.
Pamjet e publikuara nga mediumi lokal Drenica Online tregojnë gjendjen në terren, ku uji ka mbuluar rrugë dhe oborre. Sipas raportimeve, videot janë dërguar nga vetë banorët, të cilët shprehen se reshjet e vazhdueshme po e përkeqësojnë situatën.
Autoritetet lokale pritet të jenë në gatishmëri për të monitoruar gjendjen dhe për të ndërhyrë nëse reshjet vazhdojnë edhe në orët në vijim. /pasqyrapress/
Video:
https://www.facebook.com/reel/1144383220876638


