Ngjarjet e fundit gjatë spektaklit “Prime” kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, veçanërisht pas deklaratave të forta që u dëgjuan në studio ndaj Fjolla Morinës. Në këtë klimë tensioni, ka reaguar edhe Lediana, vajza e këngëtares, e cila ka shprehur publikisht indinjatën e saj për mënyrën se si u trajtua situata.
Ajo i cilësoi fjalët e thëna si të papranueshme dhe të dëmshme, duke theksuar se pas figurave publike qëndrojnë familje dhe fëmijë që preken drejtpërdrejt nga këto deklarata. “Marre prej asaj personi për ato fjalë… harrohet që janë fëmijët që lëndohen”, ka shkruar ajo në reagimin e saj.
Ndërkohë, pas këtyre zhvillimeve, Fjolla Morina ka marrë një vendim të papritur duke u larguar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, çka nënkupton tërheqjen e saj përfundimtare nga gara për çmimin e madh. Situata ka hapur diskutime të reja mbi kufijtë e debatit televiziv dhe ndikimin që deklaratat publike mund të kenë jashtë ekranit. /pasqyrapress/


