14 C
Pristina
HomeLajmeShqipëri: Një familje nga Kosova mbetet e bllokuar në makinë nga shiu(VIDEO)

Shqipëri: Një familje nga Kosova mbetet e bllokuar në makinë nga shiu(VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut kanë vënë në vështirësi qarkullimin në disa zona të Shqipërisë, duke shkaktuar edhe situata të rrezikshme për udhëtarët. Një familje nga Kosova, që po udhëtonte me tre fëmijë, raportohet se ka mbetur e bllokuar në automjet për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Sipas informacioneve të publikuara nga Top Channel, familja ishte nisur nga Ndroqi, por rruga rezulton e pakalueshme si pasojë e shiut të madh. Në pamjet e shpërndara shihet se automjeti ka mbetur i bllokuar, ndërkohë që autoritetet po ndërhyjnë për normalizimin e situatës. /pasqyrapress/

Video:

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat