3.7 C
Pristina
HomeLajmeAbelard Tahiri nuk fitoi votat për deputet, reagon me një shkrim

Abelard Tahiri nuk fitoi votat për deputet, reagon me një shkrim

Abelard Tahiri ka reaguar publikisht pas rezultateve zgjedhore, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin e dhënë, pavarësisht se votat nuk ishin të mjaftueshme për të siguruar një mandat në Kuvend. Në mesazhin e tij, Tahiri thekson se vota e qytetarëve mbetet një përgjegjësi e madhe morale dhe politike, duke nënvizuar se angazhimi i tij nuk do të ndalet me përfundimin e procesit zgjedhor. Ai ka bërë të ditur se do të vazhdojë të jetë aktiv brenda strukturave të PDK-së, duke u angazhuar për interesat e qytetarëve dhe të Kosovës, me të njëjtin përkushtim si më parë.

Sipas Tahirit, besimi i qytetarëve është motiv shtesë për të mos u tërhequr nga jeta publike, ndërsa thekson se kontributi politik nuk matet vetëm me mandate, por me vazhdimësi dhe përgjegjësi ndaj vendit.

“Të dashur qytetarë, Faleminderit nga zemra të gjithëve ju që më besuat votën tuaj. Edhe pse votat nuk mjaftuan për të siguruar edhe një mandat si deputet, mbështetja juaj është një përgjegjësi e madhe për mua. Do të vazhdoj të jem zëri juaj brenda strukturave të PDK-së dhe të angazhohem me përkushtim për të dhënë më të mirën që di, gjithmonë në shërbim të vendit tim dhe interesit qytetar. Besimi juaj më obligon të mos ndalem. Angazhimi im për ju dhe për Kosovën nuk përfundon me zgjedhjet, ai vetëm sa forcohet nga besimi juaj”, ka shkruar ai ne facebook.
Foto: Abelard Tahiri, facebook.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat