12 C
Pristina
HomeLajmeKapet në Mitrovicë i mituri që mori pa leje veturën e babait...

Kapet në Mitrovicë i mituri që mori pa leje veturën e babait në Shqipëri

Ngjarja që kishte ngjallur vëmendje në rrjetet sociale ka marrë epilog. I mituri nga veriu i Shqipërisë, i cili ishte larguar nga shtëpia pasi kishte marrë pa leje automjetin e babait, është lokalizuar dhe ndaluar në Mitrovicë.

Sipas të dhënave zyrtare, bëhet fjalë për një 14-vjeçar nga zona e Hasit, i cili pas largimit nga banesa kishte udhëtuar drejt Kosovës. Gjatë rrugës, ai ishte vërejtur fillimisht në Pejë, ku ishte ndalur për furnizim me derivate.

Pas shkëmbimit të informacioneve dhe veprimeve në terren, autoritetet kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta ndalojnë të miturin në Mitrovicë. Media “Jepi zë” kishte raportuar që në fazat e para për këtë rast, duke dhënë detaje mbi lëvizjet e të miturit, informacione që tashmë janë konfirmuar nga institucionet përkatëse. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat