Reshjet e shumta kanë krijuar vështirësi serioze në Mitrovicë, ku përmbytjet në lagjen “2 Korriku” kanë vënë në rrezik disa familje. Gjatë mëngjesit, ekipet e Policisë, shpëtimit dhe emergjencës kanë ndërhyrë për të evakuuar dy familje që kishin mbetur të bllokuara në banesat e tyre, ka njoftuar Joq Kosovo.
Autoritetet bëjnë të ditur se operacionet në terren po vazhdojnë edhe për nxjerrjen e sigurt të një familjeje tjetër, ndërsa gjatë natës janë asistuar edhe dy familje të tjera, të cilat janë strehuar në ambiente të sigurta. Situata nga afër është përcjellë edhe nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, i cili ka ndjekur punën e ekipeve gjatë ndërhyrjes së mëngjesit. /pasqyrapress/


