13 C
Pristina
HomeLajmeKomuna e Rahovecit nis zbatimin e zotimit: 600 euro për çdo lindje

Komuna e Rahovecit nis zbatimin e zotimit: 600 euro për çdo lindje

Komuna e Rahovecit ka nisur zyrtarisht zbatimin e zotimit publik për mbështetjen financiare të lindjeve, duke rritur subvencionin për çdo foshnjë të lindur në 600 euro. Sot janë nënshkruar vendimet e para për subvencionimin e dy lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec, duke shënuar fillimin e skemës së re mbështetëse.

Sipas njoftimit, nga janari i këtij viti çdo lindje e realizuar në repartin e maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” do të përfitojë 600 euro nga Komuna e Rahovecit, një rritje kjo nga 500 euro sa ishte më herët. Po ashtu, është paralajmëruar se deri në fund të mandatit, në përputhje me zotimin e dhënë, subvencionimi do të rritet në 750 euro për çdo lindje. Ky hap synon të lehtësojë barrën financiare për familjet dhe të forcojë politikat mbështetëse për rritjen e natalitetit në komunë. /pasqyrapress/

https://www.facebook.com/share/p/1C3v5f27Hs/?mibextid=wwXIfr
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat