13 C
Pristina
HomeLajmeAdriana Matoshi konfirmon mandatin si deputete- mbi 38 mijë vota

Adriana Matoshi konfirmon mandatin si deputete- mbi 38 mijë vota

Aktorja dhe aktivistja Adriana Matoshi ka reaguar publikisht me nje postim ne facebook pasi ka siguruar mandatin e deputetes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e marrë në zgjedhje.

Ajo ka theksuar se mbi 38 mijë vota përbëjnë një përgjegjësi të madhe dhe se mandatin e sheh si obligim për punë të ndershme, përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm në shërbim të interesit publik. Matoshi ka deklaruar se do të jetë zë i qytetarëve në Kuvend dhe se synon që besimi i dhënë të kthehet në veprime konkrete, duke nënvizuar se mandati nuk është privilegj personal, por detyrë ndaj Republikës dhe shoqërisë. /pasqyrapress/

Foto: Adriana Matoshi, facebook.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat