Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës në Pejë, ku një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka shkruar Reporteri.net.
Burime mediale raportojnë se personi i lënduar është Jeton B., i njohur si pronar i një fabrike përpunimi mishi në këtë qytet. Rasti është raportuar rreth orës 10:00 në rrugën “Adem Jashari”. Sipas informacioneve zyrtare, i plagosuri është dërguar fillimisht në emergjencën e Spitalit të Pejës, ndërsa për shkak të natyrës së lëndimeve është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Burime nga institucionet shëndetësore bëjnë të ditur se gjendja e tij është stabile dhe në ditët në vijim pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria në Pejë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin e personave të përfshirë në këtë incident. /pasqyrapress/


