Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Kosova pritet të sjellë një moment të veçantë. Bashkëshortja e Labit do të jetë e pranishme në Prime, ku do të flasë publikisht për situatën e krijuar mes tij dhe Serbes. Sipas njoftimit zyrtar të produksionit, ajo do të japë versionin e saj dhe do të sqarojë detaje që kanë nxitur reagime të shumta brenda dhe jashtë shtëpisë. Prime do të transmetohet live në YouTube, ndërsa publiku pret të mësojë se çfarë qëndrimi do të mbajë ajo për zhvillimet e fundit. /pasqyrapress/


