8.4 C
Pristina
HomeLajmeTiranë: Qytetarëve u zhduken para nga kartat bankare të BKT

Tiranë: Qytetarëve u zhduken para nga kartat bankare të BKT

Disa qytetarë në Shqipëri janë përballur ditët e fundit me një situatë shqetësuese, pasi kanë konstatuar se llogaritë e tyre bankare janë zbrazur pa kryer asnjë transaksion personalisht. Rastet lidhen me karta të Bankës Kombëtare Tregtare, të cilat rezultojnë të jenë përdorur jashtë vendit. Sipas informacioneve të siguruara, disa nga transaksionet e dyshimta janë kryer në shtete të ndryshme europiane, përfshirë Bullgarinë dhe Italinë, ku janë shpenzuar shuma të konsiderueshme parash, ndërkohë që poseduesit e kartave ndodheshin në Shqipëri.

Pas ankesave të qytetarëve, banka ka pranuar se bëhet fjalë për karta të klonuara në një bankomat në Tiranë, ku dyshohet se autorët kishin instaluar pajisje dhe kamera të fshehta për të kopjuar të dhënat. BKT ka deklaruar se problemi ka zgjatur për një periudhë të shkurtër dhe është identifikuar nga stafi i sigurisë. Banka thekson se numri i kartave të prekura është i kufizuar dhe garanton se të gjithë klientët e dëmtuar do të rimbursohen plotësisht. Megjithatë, rasti ka ngritur pikëpyetje serioze mbi nivelin e sigurisë në sistemin bankar dhe nevojën për masa më të forta mbrojtëse, në një kohë kur përdorimi i shërbimeve digjitale po rritet ndjeshëm. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat