12 C
Pristina
HomeLajmeKosova nis nga nesër zbatimin e ligjit të ri për të huajt...

Kosova nis nga nesër zbatimin e ligjit të ri për të huajt dhe automjetet

Nga nesër hyjnë në fazë informuese ligjet e reja për të huajt dhe automjetet në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka bërë të ditur se në këtë periudhë fillestare, e cila do të zgjasë deri më 15 mars, personat që hyjnë në vend përmes pikave kufitare do të informohen për procedurat dhe rregullat e reja përmes materialeve sqaruese. Pas përfundimit të kësaj faze informuese, autoritetet paralajmërojnë se do të nisë zbatimi i plotë i ligjit, në përputhje me dispozitat e miratuara.

Qeveria e Kosovës thekson se kjo fazë duhet të shfrytëzohet maksimalisht për përgatitjen institucionale dhe për avancimin e proceseve integruese në sistemin shëndetësor dhe arsimor në gjithë vendin. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat