Pas më shumë se dy muajsh kërkime, është konfirmuar lajmi i hidhur për 35-vjeçaren Floresa Prengu, me origjinë shqiptare dhe banuese në Trento, e cila ishte raportuar e zhdukur që prej 22 tetorit. Sipas mediave italiane, trupi i saj është gjetur rreth 40 kilometra larg Trentos dhe është identifikuar nga familjarët.
Floresa, nënë e dy vajzave të mitura, ishte larguar nga shtëpia për të shkuar në punë, por nuk ishte kthyer më. Autoritetet italiane kishin zhvilluar kërkime intensive për javë të tëra, pa rezultat deri në gjetjen e trupit. Deri tani nuk ka detaje zyrtare mbi shkaqet e vdekjes. Familjarët kanë deklaruar se shpresuan deri në fund, ndërsa rasti ishte ndjekur edhe nga emisioni italian “Chi l’ha visto?”. Ngushëllime familjes dhe të afërmve në këtë moment të dhimbshëm. /pasqyrapress/



