5.9 C
Pristina
HomeLajmePagë pa punuar, mbi 19 mijë euro humbje – arrestime në Gjilan

Pagë pa punuar, mbi 19 mijë euro humbje – arrestime në Gjilan

Autoritetet policore në Gjilan kanë ndërmarrë veprime ndaj dy personave të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pas dyshimeve për përfitim të paligjshëm nga buxheti i Republikës së Kosovës. Sipas hetimeve, njëri nga të dyshuarit, i punësuar si bibliotekist në një shkollë me kontratë të pacaktuar, dyshohet se për një periudhë të gjatë nuk është paraqitur në vendin e punës, ndërkohë që ka vazhduar të përfitojë pagë mujore nga shteti.

Hetimet kanë zbuluar se nga viti 2023 deri në tetor 2025, buxheti i shtetit është dëmtuar në vlerë prej rreth 19 mijë euro, si pasojë e pagesave të kryera pa bazë ligjore. Personi i dytë i dyshuar, në cilësinë e zyrtarit përgjegjës, dyshohet se nuk ka raportuar mungesën e punonjësit, duke mundësuar vazhdimin e pagesave dhe duke u përfshirë kështu në të njëjtën vepër penale. Me vendim të prokurorit kompetent, të dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve dhe janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë. /paaqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat