Autoritetet në Greqi janë duke zhvilluar hetime për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në zonën e Agrinios, ku një person ka humbur jetën në rrethana kriminale. Për rastin, policia ka vënë nën hetim një 44-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas të dhënave zyrtare, viktima ishte një 51-vjeçar, figurë e njohur në komunitetin lokal. Dyshohet se mes palëve kishte pasur konflikte të mëparshme me natyrë personale, të cilat mund të kenë çuar në përshkallëzimin e situatës. Ngjarja ka ndodhur jashtë zonave të banuara, ndërsa mjeti i viktimës është gjetur më vonë nga banorët, çka ka alarmuar menjëherë autoritetet. Pas disa orësh, i dyshuari ka kontaktuar policinë dhe është vënë në dispozicion të saj. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat e rastit. /pasqyrapress/


