8.4 C
Pristina
HomeRozëFlori lë garën- shkak gjendja shëndetësore e djalit

Flori lë garën- shkak gjendja shëndetësore e djalit

Gara e Big Brother VIP Albania 5 është ndërprerë për Flori Allën, i cili ka vendosur të largohet nga shtëpia më e famshme në vend për arsye familjare. Vendimi i tij erdhi pas një momenti emocional gjatë spektaklit, ku Flori u thirr në Dhomën e Rrëfimit dhe mori një telefonatë nga vëllai. Aty u bë e ditur se, ndonëse gjendja shëndetësore e djalit të tij nuk paraqiste rrezik serioz, mungesa e gjatë e babait kishte ndikuar ndjeshëm tek familja.

Përballë kësaj situate, Flori zgjodhi të largohej nga loja për të qenë pranë familjes dhe fëmijës së tij, duke vendosur prioritet jetën personale mbi konkurrencën televizive. Vendimi i tij u prit me mirëkuptim nga publiku, ku në rrjete sociale nuk munguan mesazhet mbështetëse dhe vlerësimet për zgjedhjen e bërë. /pasqyrapress/

foto: Flori Alla, instagram.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat