12 C
Pristina
HomeLajmeRrëfimi që tronditi publikun: Stelinën e rriti dhimbja, por edhe forca e...

Rrëfimi që tronditi publikun: Stelinën e rriti dhimbja, por edhe forca e një nëne

Ka histori që nuk harrohen kurrë, edhe kur koha kalon. Një prej tyre është ajo e Stelinës, e cila për herë të parë ndau publikisht një plagë të thellë të fëmijërisë së saj — një ngjarje që i ndryshoi përgjithmonë jetën. Ajo tregon se ishte ende shumë e vogël kur brenda shtëpisë së saj ndodhi një situatë e rëndë familjare, që la pasoja të mëdha emocionale për të gjithë.

Nëna dhe motra e saj u përballën me një moment ekstrem, duke u bërë mburoja e vetme për njëra-tjetrën, ndërsa Stelina mbeti e paralizuar nga frika. Pas asaj dite, pasojat nuk ishin vetëm fizike.

Stelina humbi për një kohë aftësinë për të folur dhe mjekët konfirmuan se kishte përjetuar traumë të rëndë. Megjithatë, edhe pse fëmijë, ajo gjeti forcën të ngrihej dhe të mos dorëzohej. Stelina e vizitoi vetëm dy herë babain e saj në burg dhe kurrë më. Ai ndërroi jetë në vitin e kaluar mirëpo Stelina u shpreh se do ta viztojë varrin e tij vetëm atëherë kur do të mund ti harrojë të gjitha ngjarjet e errëta. Një histori dhimbjeje, por edhe force — që tregon se edhe nga errësira më e madhe, njeriu mund të dalë më i fortë. /pasqyrapress/

Foto: Stelina, BBVA.
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat