Teksti Një vajzë e mitur ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhej për trajtim mjekësor, ka raportuar JOQ. Rasti është regjistruar gjatë ditës së sotme, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për sqarimin e plotë të tij.
Të dhënat paraprake tregojnë se gjendja shëndetësore e 16 vjeçares është përkeqësuar në mënyrë të papritur, duke rezultuar fatale. Deri në këtë fazë, shkaqet konkrete nuk janë bërë ende publike. Në spital ndodhet grupi hetimor, i cili, në koordinim me Prokurorinë, po kryen veprimet e nevojshme për të përcaktuar rrethanat dhe arsyet e humbjes së jetës. /pasqyrapress/


