5.7 C
Pristina
HomeLajmeDragash: Djali privon nga jeta nënën e tij

Dragash: Djali privon nga jeta nënën e tij

Një rast i rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në komunën e Dragashit. Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 01:06 është njoftuar për një vdekje të dyshimtë në fshatin Restelicë. Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeç, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare.

Autoritetet bëjnë të ditur se i dyshuari, sipas informacioneve paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor. Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes nuk është gjetur ndonjë mjet i dyshuar me të cilin mund të jetë kryer vepra, ndërsa viktima ka pësuar lëndime në pjesën e kokës. I dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejme ligjore.

Hetimet po zhvillohen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.

”Me datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor. Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur ndonjë mjet me të cilin ka mundur të kryhet vepra, viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës. I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore. Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet ne njoftimin e policise. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat