Arditi u largua nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova pas rezultatit të televotimit, duke u eliminuar nga gara bashkë me disa banorë të tjerë të nominuar. Megjithatë, rrugëtimi i tij në reality show nuk përfundoi aty. Menjëherë pas daljes në studio, Arditi u përball me “biletën e fatit”, një mekanizëm i veçantë i spektaklit që u jep banorëve një mundësi të dytë.
Fati ishte në anën e tij, pasi bileta që ai zgjodhi rezultoi të ishte ajo e rikthimit. Kështu, Arditi u kthye sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke shkaktuar reagime të shumta te banorët dhe publiku. /pasqyrapress/


