13 C
Pristina
HomeLajmeKurti: Manipulimi i votës nuk falet, hetimet duhet të shkojnë deri në...

Kurti: Manipulimi i votës nuk falet, hetimet duhet të shkojnë deri në fund

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me dyshimet për manipulime votash brenda subjekteve politike, duke theksuar se personat e përfshirë në veprime të tilla nuk duhet të përfitojnë nga asnjë formë amnistie. Ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që hetimet të zhvillohen plotësisht dhe pa kompromise.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë dhe do të mbetet në mbrojtje të vullnetit politik të qytetarëve, të shprehur përmes votës së lirë. Kurti ka nënvizuar se integriteti i procesit zgjedhor është thelbësor për demokracinë dhe se çdo dyshim për manipulim duhet të trajtohet përmes ligjit dhe llogaridhënies.

Ai ka shtuar se vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe se raste të tilla duhet të hetohen e ndëshkohen, në mënyrë që të mos përsëriten në të ardhmen. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat