8.4 C
Pristina
HomeRozëÇifti i njohur po bëhen prindër, zbulojnë gjininë e bebit

Çifti i njohur po bëhen prindër, zbulojnë gjininë e bebit

Çifti Beslira Xhafaj dhe Drilon Jahdauti kanë ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e tyre personale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata kanë zbuluar se janë në pritje të një djali. Pamjet e publikuara tregojnë çastin e zbulimit të gjinisë, në një atmosferë intime dhe festive, duke ngjallur reagime të shumta pozitive nga fansat dhe miqtë e tyre.

“S’ka gjinia rëndësi se sa jemi gëzuar kur e morëm lajmin se po bëhemi prindër. Po e ndajmë këtë lajm së bashku me ju. Po të presim me padurim, o shpirti vogël, dhe kemi me të dashtë deri në frymën e fundit”, ka shkruar Beslira. /pasqyrapress/

https://www.instagram.com/reel/DT8ddAIiHRs/?utm_source=ig_web_button_share_sheet
Fotot: Beslira Xhafaj, instagram.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat