13 C
Pristina
HomeLajmeKamenicë: Zjarrfikësit shpëtojnë një të moshuar të bllokuar në bodrum

Kamenicë: Zjarrfikësit shpëtojnë një të moshuar të bllokuar në bodrum

Një person i moshuar, rreth 85 vjeç, është gjetur dhe shpëtuar sot në Kamenicë pas një aksioni disaorësh kërkim-shpëtimi nga Njësia e Zjarrfikësve. Sipas informatave, i moshuari ishte larguar nga banesa dhe për një kohë nuk dihej se ku ndodhej. Pas kërkimeve intensive, ekipet e zjarrfikësve e lokalizuan atë në bodrumin e një shtëpie të mbyllur, ku kishte hyrë përmes një hapjeje të ngushtë dhe kishte mbetur i bllokuar. Falë ndërhyrjes profesionale, personi u nxor pa lëndime dhe iu dorëzua institucioneve përkatëse. Rasti dëshmon edhe një herë rëndësinë e reagimit të shpejtë të shërbimeve emergjente dhe bashkëpunimit mes zjarrfikësve, Policisë së Kosovës dhe QKMF-së në Kamenicë. /pasqyrapress/

Foto: TV Kamenica
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat