Qarkullimi në rrugën Ferizaj–Gjilan është ndërprerë përkohësisht në segmentin pranë fshatit Sojev, si pasojë e grumbullimit të madh të ujit në asfalt. Për arsye sigurie, kjo pjesë e rrugës është mbyllur për automjete. Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë në këtë drejtim të përdorin rrugën alternative Ferizaj–Mirosal–Gjilan dhe anasjelltas.
Po ashtu, rekomandohet kujdes i shtuar gjatë vozitjes për shkak të reshjeve të vazhdueshme dhe kushteve të pafavorshme atmosferike. Qytetarët ftohen të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë me gjendjen aktuale të rrugëve. /pasqyrapress/


