Një lajm i trishtë vjen nga Gjilani. Ka ndërruar jetë sot më 27 janar Driton Aliu nga fshati Pasjak, i cili ushtronte detyrën e zyrtarit komunal. Lajmi është bërë i ditur nga faqja “Qyteti Gjilanit”, ku thuhet se varrimi do të bëhet nesër, pas namazit të ikindisë, në orën 14:30. Familjarë, miq dhe kolegë kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij, duke e kujtuar si një njeri të përkushtuar dhe korrekt në punën e tij.


