13 C
Pristina
HomeLajmeKonfirmohettrupi i pajetë i nxënësit të gjetur në lumin e Gadimes

Konfirmohettrupi i pajetë i nxënësit të gjetur në lumin e Gadimes

Ka ndërruar jetë nxënësi Zejn Zejnullahu, për të cilin ishte raportuar më herët se ishte zhdukur, ndërsa më vonë u lokalizua në lumin e Gadimes, ka shkruar JOQ Kosova.

Sipas burimeve pranë familjes dhe personave të përfshirë në ndihmë, gjendja e nxënësit në momentin kur u gjet ka qenë kritike. Megjithë reagimin e menjëhershëm dhe përpjekjet e bëra nga qytetarët dhe ekipet mjekësore, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Driton Shabiu ka reaguar përmes një mesazhi, duke bërë të ditur se u ndërmorën të gjitha përpjekjet e mundshme për shpëtimin e nxënësit, ndërsa shprehu ngushëllime për familjen dhe apeloi që raste të tilla të mos përsëriten. /pasqyrapress/

Foto: JOQ Kosova.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat