4.7 C
Pristina
HomeLajmeRaportohet për intervistim të Faton Pecit në Prokurorinë Speciale

Raportohet për intervistim të Faton Pecit në Prokurorinë Speciale

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Sipas burimeve, Peci po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit dhe ndodhet në objektin e Prokurorisë që nga orët e mëngjesit.

Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga Prokuroria Speciale lidhur me arsyen e paraqitjes apo statusin e tij procedural. Gazeta Infokus ka bërë të ditur se ka kontaktuar Prokurorinë dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare. /pasqyrapress/

Faton Peci, facebook.

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat