Sot në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet seanca e parë gjyqësore lidhur me një nga rastet më të rënda që ka tronditur opinionin publik vite më parë, i cili kishte ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ka njoftuar Insajderi.
Rasti i referohet një ngjarjeje të ndodhur në dhjetor të vitit 2022, kur një foshnje e sapolindur ishte gjetur në ambientet e spitalit, e mbështjellë me një çarçaf. Ngjarja kishte ngritur shqetësime serioze për mënyrën e funksionimit dhe mbikëqyrjes institucionale brenda këtij institucioni shëndetësor, trasmeton Pasqyrapress.
Familjarët e fëmijës kanë deklaruar se rasti ka ardhur si pasojë e neglizhencës së personelit përgjegjës dhe kanë kërkuar dëmshpërblim financiar. Ndërkohë, Prokuroria ka iniciuar procedura ligjore, duke ngritur padi si në aspektin penal, ashtu edhe në atë civil. /pasqyrapress/


