13 C
Pristina
HomeLajmeTragjedi në Itali: Një familje shqiptare humb jetën nga monoksidi i karbonit

Tragjedi në Itali: Një familje shqiptare humb jetën nga monoksidi i karbonit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një familje është gjetur e pajetë brenda banesës së saj, ndërsa autoritetet dyshojnë se shkaku lidhet me helmimin nga monoksidi i karbonit. Sipas informacioneve paraprake nga mediat italiane, rasti ka ndodhur në provincën e Luccës, ku katër persona kanë humbur jetën në rrethana tragjike. Viktimat janë dy prindër, përkatësisht 48 dhe 43 vjeç, si dhe dy fëmijët e tyre të moshës 22 dhe 15 vjeç.

Familja dyshohet se është me origjinë shqiptare. Alarmi është dhënë pasi familjarët nuk kanë arritur të kontaktojnë me ta. Një i afërm që ka shkuar në banesë për të parë se çfarë po ndodhte është dërguar me urgjencë në spital në gjendje kritike, ndërsa dy punonjës policie që ndërhynë në vendngjarje kanë pësuar simptoma të lehta helmimi, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë ambulancat, zjarrfikësit dhe forcat e rendit, të cilët kanë siguruar zonën dhe kanë nisur procedurat përkatëse. Autoritetet italiane kanë hapur hetime për të zbardhur rrethanat e sakta të kësaj tragjedie, ndërsa ngjarja ka shkaktuar reagime dhe tronditje të forta në komunitetin lokal. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat