4.7 C
Pristina
HomeLajmeHagë: Prokuroria kërkon nga 45 vite burg për ish krerët e UÇK-së

Hagë: Prokuroria kërkon nga 45 vite burg për ish krerët e UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara në Hagë është paraqitur kërkesa për dënime të larta me burgim ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burg për secilin prej të akuzuarve, në kuadër të fazës përfundimtare të procesit gjyqësor.

Gjatë paraqitjes së saj, kryeprokurorja Kimberly West ka sqaruar se kërkesa e Prokurorisë nuk lidhet me përgjegjësi kolektive, por me vlerësimin e roleve dhe veprimeve individuale të secilit person të akuzuar në këtë çështje. “ZPS-ja kërkon vendim dënues për persona konkrete, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkrete. ZPS-ja kërkon dënim për të gjitha pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale të kryera nga secili prej personave”, deklaroi kryeprokurorja. /pasqyrapress/

ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -
Google search engine

Më të Popullarizuarat